Dita e 92-të e tubimit në kryeqytet, protestuesit grumbullohen para Kryeministrisë: Meritojmë një sistem demokratik

30/08/2026 20:12

Tubimi në Tiranë ka hyrë në ditën e 92-të, ndërsa protestuesit vijojnë revoltën e tyre kundër klasës politike. 

Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit janë grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

Ata janë stacionuar para Kryeministrisë, aty ku po mbajnë fjalimet.

Edhe sot kërkesat janë po të njëjta, dorëheqja e Qeverisë dhe krijimi i një Qeverie teknike.

Top Channel