
Dy herë fituesja e medaljes së artë të basketbollit olimpik amerikan, Brittney Griner është shpallur fajtore për akuzat e drogës në një gjykatë ruse pranë Moskës.
Avokatët e saj kanë deklaruar për CNN, se 31 vjeçarja mund të përballet deri në 10 vite burg.
Ajo u largua nga salla e gjyqit pa dhënë asnjë koment për gazetarët dhe seanca e radhës është caktuar për 14 korrik.
Griner u arrestua në shkurt në një aeroport të Moskës pasi zyrtarët rusë thanë se gjetën vaj kanabisi në bagazhin e saj.
Basketbollistja është mbajtur nën arrest për akuzat e kontrabandës së drogës, ndërsa seancat gjyqësore nisën javën e kaluar.
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka klasifikuar Grinerin si të arrestuar gabimisht dhe mbështetësit kanë bërë thirrje për lirimin e saj, për shkak të frikës se ajo po përdoret si një peng politik në mes të luftës Rusi-Ukrainë.
Top Channel