Futbollisti i ri brazilian, Luva de Pedreiro, është shndërruar në fenomen të rrjeteve sociale, pasi numëron plot 30 milionë ndjekës.

Mediet e huaja publikojnë foto të të riut, i cili përmes rrjeteve sociale dhe konkretisht “TikTok”-ut, ka arritur të fitojë shifra të majme parash.

Ai ka arritur të mbledhë aq shumë para nga videot e tij në “TikTok”, sa ka arritur të blejë edhe një shtëpi me vlerë miliona euro.

Top Albania Radio shkruan se 20-vjeçari është shndërruar në një nga ifluencierët më të suksesshëm në Brazil. Kur filloi të luante futboll, De Pedreiro ra në dashuri më këtë sport, duke u bërë fans i Vasko De Gamës.

Pavarësisht dëshirës së tij për t’u bërë një lojtar profesionist, ai përfundoi duke lënë mënjanë ëndrrën e tij për të ndihmuar babanë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Iran Ferreira (@luvadepedreiro)

Rikujtojmë, se një ish-punëtor fabrike me origjinë nga Senegali zyrtarisht është bërë ylli më i ndjekur i TikTok në botë, një Charlie Chaplin i kohëve moderne.

Khaby Lame, 22 vjeç, ka kaluar balerinën 18-vjeçare Charli D’Amelio me një numër të madh ndjekësish prej 142,5 milion, me 300,000 ndjekës më shumë.

Ai iu bashkua platformës në Mars 2020 kur aplikacioni fitoi popullaritet gjatë pandemisë dhe ndjekësit e tij u rritën shpejt, falë videove virale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA