Izrael-Irlandë shkon përtej futbollit, Federata Izraelite i përgjigjet ashpër trajnerit të kundërshtarëve
Kosova do të nisë aventurën e saj në edicionin e ri të Nations League këtë të enjte me ndeshjen ndaj Irlandës që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës. Është një ndeshje që do të gjykohet nga një klasë arbitrare belge me gjyqtar kryesor Lawrence Visser.
Kjo do të jetë hera e dytë që ky arbitër do të vendosë drejtësi në fushën e lojës në një ndeshje të Dardanëve. Herën e parë Visser ka gjykuar sfidën mes Kosovës dhe Ishujve Faroe edhe kjo e luajtur në Prishtinë, e vlefshme për Nations League të edicionit 2018/19 me Kosovën që e kishte fituar 2-0.
Në sfidën e së enjtes mes Kosovës dhe Irlandës, Visser do të ndihmohet nga Ruben Ëyns dhe Michele Seeldraeyers që do të jenë asistentët e tij. Gjyqtar i katërt është caktuar të jetë Kevin Van Damme. Përsa i përket sallës VAR, UEFA ka caktuar që në rolin e arbitrit kryesor VAR të jetë Jan Boterberg, ndërsa si asistent i tij është Simon Bourdeaud’hui.

Top Channel