Izrael-Irlandë shkon përtej futbollit, Federata Izraelite i përgjigjet ashpër trajnerit të kundërshtarëve
Napoli nuk e ka nisur aspak mirë kampionatin italian dhe kjo e ka zemëruar tejmase trajnerin e tij Massimiliano Allegri, një zemërim që u shfaq sidomos pas ndeshjes në Firenze me Fiorentinën. Trajneri livornez nuk u kursye aspak ndaj lojtarëve të tij duke shfryrë të gjithë frustrimin e tij.
Në dhomat e zhveshjes, Allegri ngriti tonin e zërit teksa vuri në dukje sjelljen e futbollistëve të tij sidomos në pjesën e dytë, një sjellje që u konsiderua nga trajneri si e papranueshme; pak uri, pak dëshirë për të fituar siç e tregoi fillimi i pjesës së dytë.
Allegri ende nuk e ka humbur besimin te lojtarët e tij, por pritej një fillim kampionati krejtësisht ndryshe, sidomos nga ana e një skuadre eksperte. Tani duhet që të ndryshohet marsh menjëherë për të mos hedhur në erë një sezon, sidomos në Serie A, që në javët e para të tij. Në këtë pikë, pauza për ndeshjet e kombëtares duket se ka ardhur në kohën e duhur; jo rastësisht skuadra do të kthehet të stërvitet të mërkurën pavarësisht pushimit të gjatë. Gjithçka sipas parashikimit, shkruan ‘Il Mattino’ , por ka një motiv më shumë për t’u përqendruar akoma më shumë; me rikthimin e kampionatit nuk lejohen më hapa falsë.
Kalendari nuk do të jetë i lehtë për Napolin duke qenë se kjo skuadër në harkun e një kohe të shkurtër do të luajë me Frosinone, Villarreal, Venezia, Bodo Glimt, Roma, Monza, Juventus, Porto e Lazio. Ai që do të vëzhgojë me vëmendje gjithçka do të jetë pikërisht De Laurentiis; pozicioni i Allegrit nuk është në dyshim, por ndoshta Allegri po fillon të mendojë se në muajt e verës mund të ishte bërë ndonjë blerje tjetër.
Top Channel