“Për’Puthen”, në kapitullin e ri/ Heidi Baci në moderim, surpriza dhe konkurrentë të rinj nga Shqipëria e përtej

21/09/2026 16:05

“Një Kapitull i ri” ashtu siç është premtuar. Mes shumë surprizave do të nisë sot në ekranin e Top Channel, “Përputhen”, emisioni dashurisë që është gati për të mbajtur publikun mbërthyer pas ekranit, edhe për një tjetër sezon.

Edicioni i shtatë vjen plot risi. Në moderim është Heidi Baci që pas përvojës në Wake Up, rivjen me një dimension të ri në “Për’Puthen”. Ndërsa në krah të saj si opinionistë do të jenë Drini Zeqo, që rikthehet në Top Channel pas 25 vitesh dhe Erjola Doçi, të cilën për herë të parë do ta shohim në këtë rol.

Autorësia e “Pë’Puthen” këtë vit i është besuar Ronaldo Sharkës dhe ndryshime të rëndësishme  priten përgjatë gjithë sezonit. Karaktere të veçanta, të rinjtë që përfaqësojnë diversitetin e shoqërisë shqiptare e deri tek personazhet që kalojnë pritshmëritë. Por jo vetëm kaq, ne program do të shohim edhe pjesëmarrës që vijnë nga përtej kontinentit.

Në episodin e parë do të prezantohen tre konkurrentë, të cilët nuk do ta kenë edhe aq të lehtë, pasi pritet të vendosen përpara disa zgjedhjeve të vështira.

Por pritja po shkon drejt fundit, sot në orën 18:15 do të zbulojmë gjithçka që “Për’Puthen” ka rezervar në këtë kapitull të ri.

 

 

Top Channel