Lojërat olimpike dhe tërmet! Ekipi shqiptar shkon në Algjeri, provojnë edhe lëkundjen e tokës

27/06/2022 16:26

Shqipëria ka startuar garën e Lojërave Mesdhetare me disa sportistë të sporteve si boksi, mundja apo edhe Tenisi.

Ende janë gara të fazave kualifikuese, megjithatë vetëm boksieri Alban Beqiri për momentin ka arritur të bërë një paraqitje brenda pritshmërive duke u kualifikuar për në çerekfinale të këtyre lojërave pasi mundi boksierin truke me pikë 2-1, një garë kjo e peshës deri në 69 kg.

Sekretari i përgjithshëm i komitetit olimpik Gerti Shima tregon më tepër rreth situatës së ekipit olimpik atje në Oran të Algjerisë.

Ndërkohë mbrëmjen e së dielës ka pasur disa lëkundje tërmeti shumë pranë vendit ku zhvillohen këto lojëra, të një magnitudë deri në 5.1 të shkallës Rihter që ka krijuar jo pak panik.

Shqipëria merr pjesë në këto lojëra mesdhetare me 30 sportist në disa disiplina sportive, ku një pjesë e sportistëve kuqezi janë në pretendime për medalje edhe pse konkurrenca është e një niveli shumë të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA