Ish kryeministri dhe ish kryetari PD Sali Berisha duke komentuar qëndrimin e Gabriel Escobar të një dite më parë në TopChannel, për akuzat në drejtim të ambasadores Yuri Kim dha një qasje të zbutur.

Berisha u kujdes të përcillte mesazhin se ai nuk ka asgjë personale me ambasadoren Yuri Kim. Ndryshe nga disa ditë më parë kur e qunte “Guvernartore” Berisha  sot e cilësoi si një “ambasadore të nderuar”duke theksuar se qëndrimet e tij kanë të bëjnë me shkeljet dhe me jo me atë personalisht.

Berisha: E kam të qartë dhe kam respektin më të madh për ambasadoren kur vepron me përputhje me përfaqësimin e presidentit Joe Biden. Sa herë del në kundërshtim me konventën e Vienës, unë do e kundërshtoj dhe denoncoj. Politikat e SHBA në Tiranë synojnë mbështetje për këtë vend, nuk mund të pajtohem me qëndrimet dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për qeverinë e Edi Ramës dhe veprimet anti-opozitare.

Berisha i vijoi akuzat për Geoge Soros dhe tha se revolucioni i tij nuk ka për tu ndalur. Paralajmëroi se është duke punuar për një platformë politike  më bindëse për elektoratin gri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA