U votua gjatë natës dhe u dekretua në mëngjes nga Presidenti, botohet në Fletoren Zyrtare ligji i formulës së re të pagave të magjistratëve
Ervin Demo ka nisur zyrtarisht detyrën si ministër i Punëve të Brendshme, pasi është betuar këtë të premte, më 18 shtator, në një ceremoni të zhvilluar në Presidencë.
Ceremonia zyrtare u hap me ekzekutimin e Himnit Kombëtar. Më pas u bë publik dekreti i Presidentit për emërimin e Demos në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në dekret përcaktohet: “Me propozim të Kryeministrit, dekretoj: Z. Ervin Demo emërohet ministër i Punëve të Brendshme. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.”
Pas leximit të formulës së betimit, Demo vendosi dorën mbi Kushtetutë dhe u betua për detyrën e re. Në përfundim të ceremonisë, ai firmosi edhe aktin shkresor të betimit.
Emërimi i Demos në këtë post vjen pas dekretimit të tij nga Presidenti, duke i hapur rrugë nisjes zyrtare të detyrës së tij në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Top Channel