![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/fefafe41-4e49-4168-8a9a-7e93463851ab_w1023_r1_s_hd-800x450.jpg)
12/02 22:32
Të paktën 847 civilë, përfshirë 64 fëmijë, janë vrarë në Ukrainë nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt dhe të premten më 18 mars, sipas zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR).
Gjatë 24 orëve të fund numri i të vdekurve është rritur me 31 persona.
1,399 civilë të tjerë, përfshirë 78 fëmijë, janë plagosur, kryesisht nga bombardimet dhe sulmet ajrore, thotë OHCHR.
Numri aktual besohet të jetë shumë më i lartë, shton ai.
“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë bombardimet nga artileria e rëndë dhe raketat”, tha OHCHR.
Top Channel