Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, në një analizë për emisionin “Top Talk”, thotë se partitë politike në Shqipëri nuk kanë një identitet, por i nënshtrohet liderit.

Në të gjithë Europën dhe në të gjithë botën ka një krizë të madhe politike, por në Shqipëri e kemi shumë më të thellë, thote deputeti.

Ne e kemi tragjike. Në Shqipëri, partitë politike shqiptare janë parti staliniste. Enveri dhe partia. Partia është individi dhe gjithçka është pronë e tij”.

Sipas tij, nëse Partia Demokratike do të kishte institucione, kriza në të cilën ndodhet aktualisht do të ishte zgjidhur.

Edhe partia ku unë bëj pjesë, duhet të ketë një përfaqësim të përgjithshëm, të ketë një entitet, një ideologji.

Ne jemi një vend që arriti të mbajë për 50 vite një sistem totalitar, pra të prodhonte një lider që zotëronte dhe dinte gjithçka. Edhe sot, votuesit në të gjithë Shqipërinë duan një lider, i cili është i fortë, zotëron partinë, zgjidh gjithçka.

Njerëzit që dalin nga një sistem totalitar e kanë të pamundur dhe vetë t’i imponohen demokracisë. Çdo njeri që nuk ia kufizon njeri pushtetin, dashurohet me pushtetin. Siç thoshte Regani, stalinizmi bëri një dëm të madh në Europën Lindore: prodhoi njeriun e ri dhe njeriu i ri është servil. Edhe sot, nëse guxon në PS të dalësh kundër Ramës, del nga politika”.

Shqipëria, shprehet Alizoti, ka 30 vite që nuk po bën dot zgjedhje.

Kjo prodhoi një shoqëri të tillë, që nuk ka prodhuar asnjë lëvizje përveç dy partive të mëdha. Kjo klasë politike buron nga mendësia popullore”, shton aio më tej.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA