Aston Villa mposht konkurrencën e Chelsea, Newcastle dhe West Hamit duke siguruar shërbimet e Lucas Digne, për të cilin hodhi në arkat e Evertonit shumën 25 milionë stërlina.
Si pjesë e marrëveshjes, që çoi francezin në “Villa Park”, në drejtim të Evertonit udhëtoi Anwar El Ghazi, i cili kaloi nën urdhrat e Rafa Benitezit në formë huazimi.
Klubi nga Liverpooli ka të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të 26-vjeçarit në fund të sezonit. Kështu pas afrimit të Philippe Coutinhos, Aston Villa përforcohet edhe në mbrojtje dhe për këtë lëvizje trajneri Steven Gerrard deklaroi se Digne është lojtari i duhur për skuadrën dhe se është shumë i lumtur që do të ketë në dispozicion një lojtar me karakteristikat e 28-vjeçarit.
Top Channel