Broja drejt largimit nga Anglia, PAOK-u hidhet në sulm, por Burnley kërkon më shumë
E ardhmja e Armando Brojës mbetet ende në pikëpyetje, ndërsa pista e PAOK-ut duket se është mbyllur. Klubi grek zgjodhi Simon Banza-n për repartin ofensiv, duke e afruar sulmuesin nga Al Jazira në formë huazimi.
Por pikërisht largimi i Banza-s mund të sjellë një tjetër zhvillim për Brojën. Al Jazira ka tashmë një vend bosh në sulm dhe emri i shqiptarit mund të rikthehet në skenë si një alternativë për klubin nga Emiratet.
Një tjetër element që e bën këtë pistë interesante është Kristjan Asllani. Nëse Broja do të transferohej te Al Jazira, sulmuesi shqiptar do të gjente atje edhe shokun e tij të Kombëtares, duke krijuar një dyshe shqiptare në klubin nga Emiratet.
Koha nuk mungon ende për një lëvizje. Merkatoja në Emiratet e Bashkuara Arabe është e hapur deri më 28 shtator, ndaj Broja ka ende një mundësi për të gjetur destinacionin e tij të ri.
Pas largimit të Banza-s, situata është bërë edhe më e paqartë: PAOK-u është jashtë skenës, Al Jazira mund të rikthehet në garë dhe e ardhmja e Brojës mbetet ende një mister.
Top Channel