Çfarë po ndodh me Federatën Italiane? Shkelje proceduriale në zgjedhjen e Malago, institucioni administrimit të jashtëzakonshëm
Bota blaugrana është në zi. Bashkëshortja e Ronald Koeman një prej legjendave të Barcelonës, Bartina koeman Boddeveld ndërroi jetë në moshën 65 vjeçare. Lajmin e trishtë e dha vetë familja e ish futbollistit dhe ish trajnerit të klubit katalanas.
Ronald Koeman në një intervistë të dhënë përpara disa muajsh deklaroi se bashkëshortja e tij po luftonte ndaj një sëmundje të rëndë, një luftë të cilën ajo nuk mundi ta fitojë. Përpara fillimit të Botërorit 2026, Ronald Koeman drejtoi kombëtaren e Holandës dhe në një konferencë për shtyp iu përgjigj pyetjes nëse bashkëshortja e tij do të ishte e pranishme në event.
‘Është e vështirë që të vijë sepse çdo të mërkurë merr trajtimin që ka efekte anësore për 1 apo dy ditë-ishin fjalët e trajnerit holandez-nëse arrijmë në finale mjekët mund ta lejojnë të udhëtojë dhe ky do të ishte maksimumi’.
Bartina Koeman me lë një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe në mënyrë të veçantë te fëmijët Tim, Debbie e Ronald dhe të bashkëshorti i saj, Ronald Koeman.
Top Channel