E vërteta pas skandalit të fanellës që ndezi Spanjën, Mbappé i përgjigjet akuzave: Zemra ime qan për emigrantët
Barcelona dhuroi spektakël në javën e 6-të të LaLiga-s, duke mposhtur me një rezultat të thellë 7-2 Racing Club në një ndeshje të dominuar nga katalanasit.
Barcelona e nisi furishëm takimin dhe gjeti golin e avantazhit që në minutën e 8-të me João Cancelo. Racing reagoi në minutën e 30-të, kur Maguette Gueye vendosi baraspeshën.
Megjithatë, Barcelona shpërtheu në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 36-të, Asier Villalibre shënoi autogol, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë Raphinha realizoi për 3-1. Braziliani ishte protagonisti absolut i mbrëmjes. Raphinha shënoi edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, fillimisht në minutën e 42-të dhe më pas nga pika e bardhë në minutën e 67-të, duke kompletuar tripletën.
Racing arriti të shënonte golin e dytë me Yassir Zabiri në minutën e 65-të, por Barcelona kishte ende shumë për të thënë. Gabriel Jesus realizoi në minutën e 79-të, në minutën e 89-të Yamal shënon edhe golin e shtatë si për të plotësuar këtë fitore me 7 yje. Një fitore spektakolare për Barcelonën, që e ktheu javën e gjashtë të kampionatit në një festival golash, me Raphinhën që mori gjithë vëmendjen falë tripletës së tij.
Top Channel