Pas një viti të vështirë te Juventusi dhe pas një fillim sezoni të komplikuar në La Liga, Jonathan David duket se ka gjetur qetësinë e sidomos golin te Atletico Madrid.

Sulmuesi kanadez që është dhënë me huazim te Los Colchoneros nga Zonja e Vjetër ishte një prej protagonistëve në fitoren e arritur nga skuadra e Diego Pablo Simeones në Metropolitano ndaj Osasunës me rezultatin 4-0.

Ishte pikërisht Jonathan David ai që zhbllokoi rezultatin e ndeshjes në minutën e 24 me golin e tij duke i hapur kështu rrugë fitores së Atletico Madrid. Në fillimin e pjesës së dytë, kanadezi dha një asist të Kang Lee me këtë të fundit që dyfishoi rezultatin duke e çuar në 2-0.

Pas këtij momenti, Atletico Madrid nuk ktheu më kokë prapa dhe në minutën e 63 shënoi me Le Normand për të thelluar rezultatin në 3-0. Kur kishin mbetur 8 minuta nga fundi i ndeshjes Atletico Madrid plotësoi pokerin e golave me Baenën duke fiksuar fitoren 4-0 të ndeshjes që e ngjit atë në kuotën e 13 pikëve.

Top Channel