Kanë kaluar vetëm tre ditë nga fillimi i ‘Big Brother Vip’ dhe nuk kanë mundur ‘të shpëtojnë’ nga sytë e publikut marrëdhënia mes Beniadës dhe Arditit, të cilët kanë shprehur një afrimitet të menjëhershme me njëri-tjetrin.

Arditi ishte i pari i cili ka shprehur pëlqimin për Beniadën, duke deklaruar në dhomën e rrëfimit se ndoshta mund të ketë edhe diçka më tepër se sa miq mes tyre, por pak e dinë që ishte edhe një i tretë!

Beniada u shpreh se Arditin është lidhur më tepër gjatë kësaj kohe të shkurtër për të cilën është ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Por kush është personazhi i tretë? Është pikërisht partneri i Beniadës për provën e javës, Donaldi, për të cilin u shpreh se: “Donaldi është shumë interesant, më pëlqen shumë. Është një djalë pa filtër, është shumë i lezetshëm për tu njohur”. Të dy janë parë shumë afër njëri-tjetrit në situata të ndryshme.

Por çfarë kishte Arditi për të thënë për situatën e krijuar? Nga dhoma e rrëfimit ai tha se nuk është futur në Big Brother Vip për të krijuar një lidhje, ndërsa shtoi se është shumë herët për të folur rreth marrëdhënies që ka me Beniadën ndërsa nuk e përjashton mundësinë për të qenë bashkë.

Arditi: Nuk ka shumë për të menduar se gjërat i shikoj edhe në përditshmëri, jemi herët për të folur për gjëra të mëdha. Ja kam lënë kohës çdo njohje, edhe pse ky nuk është synimi im në BBV. Me Beniadën ja kalojmë shumë mirë. I kam përjashtuar vajzat e tjera sepse opsionet janë shumë të vogla dhe i njoh jashtë, i njoh në një lloj situate. Preferoj të krijoj një marrëdhënie që e njoh nga fillimi. Është shumë herët për Beniadën, nuk e përjashtoj mundësinë por nuk është ky qëllimi. Më mjafton një njeri që më bën të qesh. As e kisha e kuptuar, sot në mëngjes i pash sepse ajo u zgjua kur u zgjua Donaldi, nuk mendoj se ka diçka tjetër përtej kësaj. Beniadën e kisha parë vetëm në rrjete sociale dhe nuk kemi qenë në ambiente të përbashkëta. Unë nuk kam hyrë me asnjë strategji.

FOTO GALERI
6/36

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA