Hakaj lë Turqinë, rikthehet pas 5 sezonesh te Vllaznia

20/08/2021 23:04

Esin Hakaj rikthehet te Vllaznia!

Pas 5 vitesh shtegtim mes Partizanit, Teutës e së fundi në Turqi, mbrojtësi i majtë 24-vjeçar ka pranuar ofertën e klubit ku u rrit e u formua si futbollist dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdaric.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi kuqeblu në rrjetet sociale, ku zbuloi se nesër do të bëhet edhe prezantimi zyrtar i futbollistit, ku do të mësohen edhe detajet e bashkëpunimit mes palëve.

Hakajt i përfundoi kontrata me partizanin dhe u transferua si lojtar i lirë te Samsunspor në Ligën e Parë turke, por ndryshimi i trajnerit atje, bëri që futbollisti të dilte jashtë planeve pa luajtur ende asnjë ndeshje zyrtare.

Në këtë mënyrë palët vendosën të ndërpresin me marrëveshje bashkëpunimin dhe Hakaj u rikthye sërish në Kategorinë Superiore, ku mes ofertash të shumta, zgjodhi t’i bashkohet klubit të tij të zemrës, Vllaznisë./ SuperSport

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA