‘Ndjej turp’/ Reagimi i fortë i Luka Modric pas humbjes turpëruese ndaj Anglisë

04/10/2026 11:13

Kroacia pësoi një humbje turpëruese në ndeshjen me Anglinë e vlefshme për raundin e tretë të Nations League.

Në këtë sfidë skuadra e Tre Luanëve e shpartalloi skuadrën e Slaven Bilic duke e mundur me rezultatin 7-0, një disfatë katastrofike që solli edhe reagimin e fortë të Luka Modric .

Lideri dhe simboli i skuadrës kombëtare kroate nuk iu erdhi shumë rrotull fjalëve për të shprehur atë çfarë ndjente pas kësaj humbjeje poshtëruese të skuadrës së tij,

‘Është e vështirë të gjej shpjegim për një paraqitje të tillë, pa duele, faullë, agresivitet, kohezion…Jam këtu prej 20 vitesh, por është hera e parë që ndjej turp pas një ndeshjeje-është shprehur Luka Modric-mund të humbasësh, dikush është më i fortë, në këtë moment ata janë më të fortë, por të humbasësh në këtë mënyrë dhe të dëmtosh kështu reputacionin që kemi ndërtuar gjatë këtyre viteve është e papranueshme. Ndjej me të vërtetë turp’.

Top Channel