Argjentina shkatërron Burkina Fason, prapaskena e skuadrës afrikane përpara sfidës

04/10/2026 10:34

Argjentina e Lionel Scalonit shkatërroi 7-0 Burkina Fason në një ndeshje miqësore të zhvilluar në fushën e Monumental të Buenos Aires.

Kjo sfidë u transformua në një monolog të skuadrës Albiceleste që ra si ortek ndaj një skuadre që nuk bëri asnjë rezistence edhe për faktin se zbriti në fushën e lojës U23 pas çështjes së udhëtimit në Amerkën e Jugut.

Në fakt përveç diferencës teknike, ajo që bëri bujë ishte prapaskena e skuadrës afrikane. Burkina Faso në fakt u paraqit në këtë ndeshje me një skuadër e përbërë tërësisht nga lojtarë të U23 që u morën në mënyrë urgjente pas bojkotit të titullarëve në shenjë proteste për menaxhimin e kompensimeve dhe odisenë e një udhëtimi që zgjati thuajse 12 orë dhe që u mbyll vetëm 5 orë përpara fillimit të ndeshjes..

Përsa i përket kronikës së sfidës, ajo u zhbllokua pas vetëm 4 minutash lojë nga Lautaro Martinez. Pak çaste më vonë rezultati u dyfishua falë një autogoli të mbrojtësit Dialo e më pas erdhi edhe foli i Prestiannit. Pak para mbylljes së pjesës së parë, Argjentina shënoi edhe golin e katërt dhe të pestë me Nico Paz dhe Julian Alvarez. në pjesën e dytë, ritmi i lojës ra edhe për shkak të zëvendësimeve, por Argjentina shënoi edhe dy herë, me Mastantuonon dhe Giuliano Simeone për të mbyllur sfidën 7-0 dhe tani Albiceleste hedh sytë nga sfida me Benin, sfida e lamtumirës së Lionel Messit nga kombëtarja.

Top Channel