Franca luan ndaj Belgjikës në Nations League, Zidane paralajmëron për ndryshime në formacion

04/10/2026 13:18

Kombëtarja franceze do të ketë shumë ndryshime në formacion në ndeshjen e radhës së Nations League me Belgjikën që do të luhet në Stade De France. Ishte vetë trajneri Zinedine Zidane që e konfirmoi këtë gjatë konferencës për shtyp në prag të kësaj përballjeje me Red Devils

Do të ketë ndryshime, kjo është e sigurt-tha trajneri i ‘Les Bleus’-është ndeshja jonë e katërt radhazi, nuk është e nevojshme të bëhen lëvizje tepër të guximshme e për më tepër është e nevojshme që të përfshihen të gjithë’.

Për Zidane të gjithë futbollistët janë të rëndësishëm gjë që të cilën ai kërkon t’ia përçojë ekipit.

‘Të gjithë janë të rëndësishëm në këtë skuadër-vijoi Zidane-kjo është ajo që dua t’iu transmetoj futbollistëve të mi. Dua të mbështetem tek të gjithë’.

Pas 3 ndeshjeve të para, Franca është në krye të grupit të saj me 7 pikë pas fitoreve me Turqinë e Belgjikën në transfertë dhe barazimit në shtëpi me Italinë duke lënë pas Belgjikën me 6 pikë dhe Të Kaltrit me 4, ndërsa Turqia është ende pa pikë. Zidane është shprehur i kënaqur me shpirtin e lojës që skuadra e tij ka shfaqur në fushë.

‘Ishte diçka fantastike të isha me futbollistët për 15 ditë-shtoi Zidane-ështe frustrues fakti që gjithçka po përfundon. Duhet të bëjmë edhe një sforco të fundit për të mbyllur këtë fushatë të kënaqur. Futbollistët kanë punuar shumë mirë dhe do të ishte diçka e bukur që kjo të mbyllej me fitore’.

Top Channel