‘Ëndërruam, vuajtëm, triumfuam’/ Koreografia e veçantë e Dardanëve në ndeshjen me Austrinë
Në moshën 78 vjeçare dhe pas 63 sezoneve radhazi në fushën e lojës, uellsiani Ken Ëright është arbitri më i vjetër në moshë në aktivitet në futbollin e meshkujve, me një bilanc prej 5000 ndeshjesh të gjykuara nga 1964 deri më sot.
Karriera e tij nisi krejt rastësisht në moshën 16 vjeçare, kur mësuesi i tij i edukimit fizik i dha një bilbil për të gjykuar një ndeshje futbolli shkollore duke i sugjeruar më pas në fund të vitit të ndjekë karrierën në fushën e arbitrimit duke parë se nuk ishte shumë i talentuar si lojtar.
“Wrighty, nuk je futbollist i mirë, nuk do t’ia dalësh kurrë. Pse nuk provon të arbitrosh?-ishin fjalët e mësuesit të tij.
Debutimin si arbitër, Wright e bëri në Swansea Senior League dhe rezultoi një makth i vërtetë që u mbyll 13-4 mes reshjeve të forta të shiut, të ftohtit dhe protestave, gjë që e shtyu Ëright të shprehet se dëshironte ta linte me kaq.
‘U ktheva në shtëpi i bërë qull dhe thashë: ‘karriera ime si arbitër u mbyll’-tregon Wright.
Por pavarësisht atij debutimi katastrofik, arbitru uellsian nuk u ndal më, madje ka arritur deri aty sa ka gjykuar 7 ndeshje në 6 ditë dhe tani pas më shumë se 6 dekadash, ai vazhdon të zbresë në fushën e lojës dhe nuk ka ndërmend të dalë në pension.
Top Channel