Kombëtarja shqiptare do të mbyllë këtë fushatë të Nations League me sfidën ndaj San Marinos në Air Albania Stadium.

Është një ndeshje ku kuqezinjtë shihen si favoritë për të fituar edhe pse vijnë pas humbjes në Helsinki.  Kjo sfidë e kombëtares do të gjykohet nga një klasë arbitrare turke me gjyqtar kryesor Mehmet Turkmen, për të cilin kjo do të jetë hera e parë që do të vendosë drejtësi në një sfidë të kuqezinjve.

Turkmen do të ketë ndihmën e asistentëvë të tij Ibrahim Çaglar Uyarcan dhe Anıl Usta. Ndërsa gjyqtar  i katërt do të jetë Oguzhan Çakir.

Përsa i përket sallës VAR, UEFA ka përcaktuar si arbitër Onur Özütoprak dhe si asistent të tij, Erkan Engin. Sfida mes Kombëtares shqiptare dhe San Marinos do të luhet në orën 20:45 të së martës në 6 tetor dhe do të transmetohet në Digitalb.

Top Channel