Italia pret Turqinë, Roberto Mancini: Besoj te ky grup. Formacioni? Do ndryshoj diçka

04/10/2026 19:30

Italia e Roberto Mancinit nuk dëshiron të ndalet. Pas barazimit në Paris ndaj Francës, objektivi i Të Kaltërve është marrja e një tjetër fitoreje ndaj Turqisë në mbrëmjen e së hënës në sfidën që do të luhet në Bologna

Trajneri i kombëtares italiane në një intervistë për Sportmediaset ka konfirmuar ndjesitë pozitive në prag të kësaj ndeshjeje

‘Gjëja më e rëndësishme në një grup është që të besojnë te vetja dhe të mendojnë se mund të arrijnë çdo rezultat-tha Mancini që humbi shërbimin e Moise Kean që e la grumbullimin për shkak të disa problemeve fizike të tij.

Por kjo situatë nuk e pengon Mancinin që të ketë besim te futbollistët e tij.

‘Lojtarët i kanë kualitete teknike dhe kur të jenë më të vetëdijshëm për atë që vlejnë mund të bëjnë shumë-tha Mancini-Formacioni? Nesër do të ndryshojmë diçka’.

Më pas, në konferencën për shtyp, Mancini vuri në dukje forcën e skuadrës kundërshtare.

‘Montella ka bërë një punë të shkëlqyer duke rikthyer kombëtaren turke në një kampionat Botëror dhe duke e çuar në Ligën A të Nations League-shtoi Mancini-në këtë moment po has në shumë vështirësi sepse i mungojnë disa futbollistë të rëndësishëm’.

Përpara ndeshjes së fundit të kësaj faze të Nations League, Mancini bëri edhe një bilanc të vogël.

‘Gjatë kësaj periudhe jemi argëtuar, shpresoj edhe futbollistët. Tani duhet ta mbyllim sa më mirë që të jetë e mundur-tha Mancini-a është ky format më i mirë se të tjerat për ndeshjet e kombëtareve? Nuk e di, besij se kështu është tepër e lodhshme, sidomos për futbollistët’

Top Channel