Kombëtarja U21 në prag të miqësores me Ukrainën, trajneri Bushi: Ndeshje shumë e rëndësishme, do hyjmë në fushë për të fituar
Luciano Spalletti hap zemrën e tij teksa flet për karrierën e tij. Në një intervistë për ‘Tuttosport’, tekniku italian foli fillimisht për klubet e rëndësishme që ka drejtuar duke vënë në dukje edhe diferencën mes tyre.
‘Te Roma stërvit një tifozeri, te Napoli një qytet, te Interi një traditë, te Kombëtarja një popull. Juventusi? Këtu stërvitet mentaliteti është historia e futbollit-tregon Luciano Spalletti-nuk është e nevojshmë që të jetosh vetëm me futbollin, por edhe me ngjyrat bardhezi, është gëzim, krenari dhe përgjegjësi. Këtu ndihem i lumtur dhe i lirë, është diçka madhështore, por sigurisht që ka edhe përgjegjësi që unë me kënaqësi i marr përsipër’.
Trajneri toskan pranon se sezonin e kaluar e pranoi projektin për besimin te skuadra, besimin te vetja e tij dhe historia e klubit.
‘E diskutova ardhjen te Juventusi vetëm me familjen time duke qenë se nuk kisha agjent-shtoi Spalletti-pranova për besimin te skuadra, vetja dhe historia e klubit’
Po kështu trajneri toskan foli edhe për sezonin e ri.
‘Jemi në një moment ndryshimesh, siç shihet edhe nga drejtuesit e rinj të klubit-tha Spalletti-por pronarët mbetën të njëjtën dhe kjo është një gjë e mirë. Elkann? Ka një thjeshtësi që të lejon të hysh menjëherë në kontakt me atë që ke përballë. Rritja e kapitalit me 250 milionë euro të bën të kuptosh që familja e ka shumë për zemër Juventusin dhe kjo më bën të ndjej akoma më shumë presionin dhe përgjegjësinë. Humbja me Sassuolon na dhembi, por jemi në rrugën e duhur. Shoh elementë për të shfaqur sërish ritmin dhe lojën që është parë edhe gjatë vitit të kaluar’.
Spalleti kujton edhe futbollistët me të cilët ka punuar gjatë karrierës së tij.
‘Pizarro te Udine, Lobotka e Kvaratskhelia te Napoli, Salah te Roma dhe Cancelo te Inter janë disa prej lojtarëve te të cilët mendoj se kam lënë shenjë-tha Spalletti që ndjeu se nuk kishte vlerësuar shumë Ounas te Napoli ndërkohë që foli edhe për Dusan Vlahovic.
‘Duhet të gjejë një ekuilibër personal për të shprehur në maksimum vlerën e tij; ia komplikon gjërat vetes si kur i jep shtysë tepër ashtu edhe kur nuk i jep ritmin e mjaftueshëm’-shtoi Spalletti.
Trajneri i Juventusit foli edhe për Kenan Yildiz duke e vlerësuar në maksimum.
‘Çdo manovër e tij është shfaqje mjeshtërie dhe zgjuarsie, as ai vetë nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë-shtoi Spalletti-Ndonjëherë në stërvitje, dikush e kupton më herët lëvizjen që do të bëjë, por gjithsesi ai e kalon; ka këtë fantazi të çmendur kështu që nuk ia hedh dot edhe nëse e njeh. Është thuasje si Kvaratskhelia për mënyrën sesi kërkon të qëndrojë gjithnjë jashtë kohës së lojës dhe rregullave të manovrës. Ka vetëm nevojë të luajë edhe pak më shumë për të arritur atë nivel. Është një lider, nga ata që jo domosdoshmërisht duhet të mbajnë fjalim përpara skuadrës’.
Në fund Luciano Spalletti tha diçka edhe në lidhje me të ardhmen e tij.
‘Studioj të gjithë kolegët e mi, do të ndodhë që kur ta mbyll këtu, do të shkoj të bëj trajnerin në Kategorinë e Parë. Do ta shihni-tha ai.
Top Channel