Gara për titullin në Formula 1, edhe sa pikë i duhen Kimi Antonellit për triumfin, skenarët e mundshëm
Sfida çerekfinale e turneut ATP Pekin mes Novak Djokovic dhe Alexander Zverev e fituar nga tenisti serb 2-1 regjistroi momente tensioni. Gjithçka ndodhi në fillim të ndeshjes me gjermanin që kishte fituar game me shërbimin e kundërshtarit dhe kryesonte 2-1.
Në atë moment rezultati ishte 30-15 për Zverev që e humbi pikën duke shkuar të ankohet te arbitri pasi në momentin e shërbimit u shpërqendrua për shkak të ndryshimit të imazhit në një ekran LED në pjesën anësore të arenës.
Gjyqtari kryesor i dha të drejtë tenistit gjerman dhe urdhëroi përsëritjen e pikës. Pikërisht në këtë moment shpërtheu edhe Djokovic. ‘Mendoj se është një prej rregullave më idiote që kam dëgjuar në jetën time-tha Djokovic-nuk ka asnjë kuptim. Nëse një lojtar ndihet i shqetësuar duhet të ndalojë menjëherë. Përndryshe, do të mund të luajmë me 30 shkëmbime, humbasim pikën dhe pastaj të themi: ‘tani po shkoj të kontestoj’’.
Pak sekonda më vonë, Djokovic u kthye në fushë me një qeshje ironike duke tundur kokën; në fund Zverev e humbi pikën e polemizuar.
Top Channel