I vlerësuar për jo më pak se 100 milionë euro nga Juventusi, Kenan Yildiz vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve më të rëndësishme evropiane me në krye Realin e Madridit, për merkaton e verës së vitit 2027.

Që në vitin 2025, futbollisti turk u vu në shënjestrën e skuadrës merenges kur në pankinë ishte Xabi Alonso përpara se Los Blancos të rinovonin kontratën me Vinicius, por paraqitjet e futbollistit 21 vjeçar kanë bërë që te Reali i Madridit mos venitet interesi për të me klubin madrilen që kërkon të sjellë një tjetër yll për repartin ofensiv.

Juventusi, nga ana e tij, e ka blinduar yllin e tij me rinovimin e kontratës me një pagë prej 7 milionë euro në sezon duke e bërë Yildiz simbolin e rrugëtimit të ri të skuadrës dhe e ka deklaruar të pashitshëm në merkaton e verës. Megjithatë, klubi bardhezi arriti të sjellë në skuadër Kerim

Alajbegovic, një lëvizje kjo që është bërë në mënyrë që pozicioni i Yildiz të jetë i mbuluar në rast se për turkun do të vijë ndonjë ofertë e parezistueshme në verën e vitit 2027 ose nëse Juventusi nuk do të mund të kualifikohet në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm dhe klubit do t’i duhet të bëjë një shitje të rëndësishme.

Top Channel