Gennaro Gattuso nuk harron: Pas Bosnje-Itali, prej muajsh e kisha të vështirë të flija

04/10/2026 18:27

‘Episodet bëjnë diferencën. Janë pjesë e botës dhe e jetës sonë’-kështu është shprehur Gennaro Gattuso në Festivalin e Sportit në Trento teksa foli për sfidën mes Bosnjes dhe Italisë me Të Kaltrit që mbetën jashtë kampionatit botëror të futbollit për të tretën herë radhazi.

‘Gjithnjë e kam thënë, duhet të falënderoj djemtë  dhe të gjithë personat që kanë punuar me mua sepse dhanë gjithçka kishin. Pastaj, është normale që kjo është një plagë që do të mbetet për gjithë jetën-tha ish trajneri i kombëtares italiane-por nuk mund të them asgjë. Edhe Bastonin, e falënderova, gabimet janë pjesë e lojës, sigurisht që ai nuk e bëri me qëllim që të ndëshkohej me karton të kuq. Mbeten gjërat e mira që kemi bërë, sepse, duket se ka vetëm rezultati rëndësi dhe kjo është ajo që më bezdis më shumë. Ndonjëherë duhet pare dhe ajo që bëhet dhe mënyra sesi bëhet’.

Gattuso më pas pohoi se sfida me Bosnjes do të mbetet një shenjë brenda tij.

‘Sigurisht që shenja e kësaj plage do të mbetet gjithnjë, por më pëlqen që të shoh përpara edhe pse në muajt e parë e kisha të vështirë të flija-vijoi Gattuso-bëja shëtitje të gjata për t’u lodhur në mënyrë që të mbyllja sytë për të fjetur’.

Top Channel