Në kongresin e së martës në UEFA-s sigurisht veç të tjerave një çështje e ditës ka qenë Super League dhe lufta që i kanë shpallur 12 klubet e pasura organeve kryesore të organizimit të aktiviteteve historike të futbollit.
Në fjalën e tij hapëse presidenti I FIFA-s, Gianni Infantino u shpreh hapur kundër tyre madje duke mbajtur tonet e ashpra.
“Ne në FIFA mundet vetëm ta kundërshtojmë fuqishëm krijimin e Superligës, e cila është një dyqan i mbyllur; është shkëputje nga institucionet e tanishme; nga ligat; nga federatat; nga UEFA dhe nga FIFA. Nëse dikush vendos ta zgjedhë rrugën e tij, atëherë duhet patjetër t’i vuajë pasojat e vendimit. Shumë gjëra do të flaken për mbase një përfitim afatshkurtër financiar të disave. Njerëzit duhet të mendojnë qartë. Ata duhet të reflektojnë dhe duhet të marrin përgjegjësi”.
Menjëherë pas tij fjalën e ka marrë presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin i cili sërish tregoi vendosmërinë e komunitetit të futbollit europian dhe të tijën personalisht ndaj organizatorëve.
“Zotërinj ju keni bërë një gabim të madh. Disa do të thonë se është lakmi, të tjerët heqin dorë, arrogancë … ka ende kohë për të ndryshuar mendjen tuaj. Të gjithë gabojnë”.
Top Channel