Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja, pasi mposhti Wolfsburgun 2-1 me përmbysje në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Allianz Arena”.
Mesfushori Maximilian Philipp befasoi bavarezët që në minutën e 5-të, pro Robert Lewandowski shënoi nga një gol për çdo pjesë, për t’i dhënë 3 pikët skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick, që tani ngjitet në vendin e dytë me 27 pikë, një më pak se Bayer Leverkusen.
Këta të fundit triumfuan me rezultatin e thellë 0-4 në transfertën ndaj Kolnit, teksa shënuan nga dy gola për çdo pjesë, fillimisht me Weiser e Diaby dhe më pas me Schick e Wirtz, duke konfirmuar se po kalojnë një moment mjaft të mirë në kampionat.
Vijon të bëjë mirë edhe Leipzig që fitoi me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Hoffenhaim, sfidë që u vendos nga një gol i Yousuff Poulsen në minutën e 60’, ndërsa me rezultatin minimal 0-1 fitoi edhe Augsburg në transfertën ndaj Arminia Bielefeld.
Top Channel