Janë rivalët e Kombëtares në Nations League, Finlanda zbulon listën e futbollistëve të thirrur
Italia po bëhet gati të nisë epokën e dytë me Roberto Mancini në pankinë. Të Kaltrit kanë kujtime të paharrueshme pasi pikërisht nën drejtimin e tij në 2021, ata arritën të shpalleshin kampionë të Evropës duke mundur Anglinë në finalen e Wembley.
Ai që shfaqet entuziast për rikthimin e Mancinit në pankinë është pikërisht Gianluigi Donnarumma.
‘Në këtë moment kemi nevojë për shumë pozitivitet, jemi shumë të lumtur për kthimin e Mancinit-tha Donnarumma në një intervistë për Sky Sport-e njoh mirë ambientin që do të gjej sepse vera ishte shumë e vështirë për të gjithë ne, sidomos për shkak të moskualifikimit për në Botërorin 2026. Edhe për mua ishte shumë e komplikuar të jetoja ato ditë dhe të shoh botërorin nga jashtë. Por tani duhet të ndërrojmë faqe, të kthehemi të jemi optimistë dhe të rikrijojmë një grup shumë të bashkuar’
Donnarumma tregoi dhe rrugët që duhet të ndjekë skuadra për t’ia dalë mbanë në këtë objektiv.
‘Mund ta bëjmë të gjithë së bashku edhe me mbështetjen e të gjithë italianëve për të cilën kemi shumë nevojë-shtoi Donnarumma-duhet të ngremë kokë dhe të rinisemi nga kjo fanellë që me siguri do të na japë entuziazëm dhe motivim për të përballuar ndeshjet e ardhshme dhe kualifikueset. Duam të rishkruajmë historinë tonë dhe të kualifikohemi në Evropian dhe Botëror’
Dhe duke qëndruar të Evropiani, ai i 2028 do të luhet në Mbretërinë e Bashkuar me finalen që do të jetë në Wembley.
‘Finalja e Evropianit të ardhshëm do të luhet në Wembley? Nëse përmend Wembley prek një buton të rëndësishëm për mua, sepse me këtë stadium lidhet një prej momenteve të mia më të bukura, së bashku me lindjen e djalit tim-shtoi portieri i kombëtares italiane-është një kujtim i paharrueshëm, por është një imazh që dua ta kujtoj në mënyrë të veçantë; përqafimin mes trajnerit Mancini dhe Gianluca Viallit pas fitores. Ishte një moment special dhe emocionues që tregonte sesa i rëndësishëm ishte Gianluca për ne, për grupin tonë e sidomos për mikun e tij Mancini. Atë imazh do ta mbaj përgjithnjë me vetë. Jam i sigurt se do të mund të kthehemi të bëjmë mirë, të kualifikohemi për Evropianin dhe Botërorin dhe me trajnerin Mancini, Italia të kthehet aty ku e meriton të jetë’.
Top Channel