2 miliardë lekë ose 17 milionë euro është dëmi ekonomik i buxhetit të shtetit për vitin 2019.

Është kjo shifra e publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të viti të kaluar, i cili është depozituar  tashmë në Kuvend për diskutim.

Nga auditimet e  kryera nga ky institucion janë konstatuar një sërë shkeljesh të mëdha kryesisht në fushën e prokurimeve publike, në të ardhura si dhe në shpenzimeve buxhetore, duke sjellë një efekt negativ për buxhetin e shtetit në rreth 84 miliardë lekë.

Ashtu si një vit më parë, mosrakordim shifrash ka pasur edhe këtë vit lidhur me borxhin publik mes Financave dhe KLSH-së. Sipas institucionit më të lartë auditues, borxhi publik në fund të 2019 arriti në nivelin e 66.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, teksa Financat raportojnë një shifër ndjeshëm më të ulët prej 65.9% të PBB-së.

Mospërputhje hasen edhe në drejtim të detyrimeve të prapambetura. Ndërsa Financat deklaronin një total prej 16.3 miliardë lekë për këtë tregues ne fund te vitit te kaluar, shifrat e KLSH janë ndjeshëm me te larta.

Duke përfshirë vonesat në rimbursimin e TVSH-së dhe detyrimet për vendimet gjyqësore ndërkombëtare, institucioni auditues llogarit se totali i detyrimeve i afrohet vlerës prej 53.3 miliardë lekësh, apo rreth 424  milionë euro.

Top Channel