Udhëhoqi republikanët në Kongres gjatë mandatit të parë të Trump, shtrohet në spital senatori 84-vjeçar, Mitch McConnell
Të dyja palët ranë dakord për një “ndërprerje të menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake”, tha Pakistani, por njoftimi nuk përmbante detaje të tjera.
Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se planifikon të publikojë “së shpejti” një deklaratë mbi një marrëveshje me Iranin, ndërsa vazhdoi të shfaqë besim se një akord mund të finalizohet në një kohë të afërt.
Trump i tha gazetës The Wall Street Journal se çdo marrëveshje do të nënshkruhet në mënyrë elektronike prej tij ose nga zëvendëspresidenti JD Vance.
Presidenti amerikan tha se marrëveshja do të përfshijë një angazhim nga ana e Iranit për të mos siguruar armë bërthamore, si dhe rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit.
Top Channel