Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë Numri i fermerëve që kanë aplikuar deri më tani për Skemën Kombëtare ka shkuar në 21 mijë.
Rritja e masës së financimit dhe ulja e numrit për krerë, ka bërë që interesi më i lartë kësaj herë mos të jetë për tokën, por për gjënë e gjallë.
“Në bëjmë një llogari 14 mijë aplikime janë nga blegtorët, ndërsa 6 mijë për tokën. Dhe qarku që kryeson me numrin e aplikimeve është Fieri”, tha Arjan Jaupllari, zv\ministër pranë MBZHR.
12 masa janë vënë në dispozicion të skemës kombëtare dhe asaj të investimeve, ku pas 6 vitesh ministria e bujqësisë vendosi të heqë naftën falas, duke e zëvendësuar me mbështetjen për Ha, numri i aplikimeve i fermerëve që kërkojnë para për tokën ka shkuar në 6 mijë.
“Kjo është një skema totalisht e re dhe do ta quaja skema e mundësive pasi një fermer mund të aplikojë në të gjitha masat, në të 10, prandaj i bëj thirrje të interesohen mirë”.
Mbështetja e e të rinjve me 10 mijë euro si fillim u mirëprit me entuziazëm, por për fat të keq nuk u kuptua se si thithet ky fond, për këtë arsye dhe numri i dosje të dorëzuara është i pakët. Por që të përfitosh 10 mijë euro më parë duhet të investosh duke faktuar me fatura blerje, kompensimi do të ndodh pas verifikimit nga inspektorët e AZHBR.
“Fermerët e rinj duhet të kenë të qartë që të bëjnë blerje e të dorëzojnë dosjen me faturat. A mund të blej, dele, bletë, tankera, lopë, mund të investojë e më pas merr 10 mijë euro ose 70% të investimit”.
Në funksion të Skemës Kombëtare janë vendosur 5.2 mld lekë, nëse i referohemi udhëzimit të ministrit data e fundit i aplikimi është 26 qershor.
Top Channel