Nuk akorduan një penallti evidente ndaj Perisic, pezullohen arbitrat e Inter-Parma

02/11/2020 12:29

Janë kohë të vështira për arbitrat në Itali të cilët në ndeshje të caktuara po vendosin me kokën e tyre pa përdorur sistemin VAR as për episode të dyshimta ku ka protesta të shumta nga ana e futbollistëve.

Pas Giacomellit i cili gaboi me dy penallti të paqëna që u akorduan në takimin Milan-Roma 3-3, gjyqtarët e radhës që kanë përfunduar në bankën e të akuzuarve janë Marco Piccinini, arbitër kryesor në Inter-Parma dhe Fabio Maresca kryesor në sallën e VAR në takimin e të shtunës në San Siro.

Deklaratat e shefit të gjyqtarëve Nicola Rizzoli se Piccinini dhe Maresca pasi pas golit të 1-2 të realizuar nga Interi kishte një penallti evidente ndaj Perisic e cila nuk u akordua dhe se gabime të tilla nuk duhet të përsëriten më, pasi as VAR në këtë rast nuk ndihmoi kryesorin kanë bërë që Piccinini dhe Maresca të dënohen dhe t’u kthehen fushave të blerta për të gjykuar një tjetër ndeshje në fund të këtij viti duke filluar nga Serie B.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta