Europa League ngre sot siparin, sytë te Milan-Benfica, Dinamo e Zagrebit e Arbër Hoxhës mat forcat me Hapoel Beer Sheva

16/09/2026 09:48

Pas Champions League është radha e Europa League të ngrejë siparin për sezonin e ri. Ky kompeticion këtë radhë është i ndarë në dy ditë teksa një pjesë e ndeshjeve do të luhen sot dhe pjesa tjetër, ditën e enjte.

Për këtë të mërkurë sytë janë hedhur drejt San Siro tek ndeshja mes Milanit dhe Benfica, një ndeshje që duket se iu sjell fat kuqezinjve. Kjo do të jetë përballja e 7 mes milanezëve dhe portugezëve; në 6 ndeshjet e para  Milani nuk ka mundur asnjëhere. Por kjo ndeshje do të përjetohet në mënyrë të veçantë edhe nga vetë Ruben Amorim dhe Gonçalo Ramos të cilët do të përballen me të kaluarën e tyre dhe e kanë të ndaluar të gabojnë në rrugëtimin e tyre në Europa League ku Milan dëshiron t’i shkojë deri në fund.

Po kështu mbrëmjen e kësaj të mërkure do të zbresë në fushën e lojës edhe Dinamo e Zagrebit ku aktivizohet futbollisti i kombëtares shqiptare Arbër Hoxha. Skuadra kroate do të luajë në transfert me Hapoel Beer Sheva dhe padyshim do të kërkojë që të nisë sa më mirë kompeticionin, ndërkohë që edhe Arbër Hoxha do të tentojë të lërë gjurmë. 

Një tjetër ndeshje interesante që do të luhet mbrëmjen e sotme është ajo mes Anderlechtit dhe Lyonit në Belgjikë, ndërsa Sunderlandi i Granit Xhakës do të presë holandezët e Alkmaar. Bayer Leverkusen, finalist i Europa League përpara dy sezonesh do të presë në BayArena Celjen. ndeshjet e tjera të janë programuar të luhen këtë të mërkurë janë: Ararat-Sparta Pragë, Omonia-Celta, Sturm Graz-Rennes dhe Olympiacos-Jagellonia. Ndeshjet e Europa League, kompeticioni i dytë për nga rëndësia në Evropë do të transmetohen në platformën DigitAlb.

Top Channel