Ditën e premte, futbolli do të marrë zgjidhjen përfundimtare të kërkesave te tij, për t’i dhënë fund bojkotit që ka filluar që më 12 shtator.
Takimi i fundit në Ministrinë e Financave i Ligës profesioniste ka zgjidhur pjesën më të madhe të kërkesave.
“Jemi në rrugën e duhur, kemi zgjidhur gati 90% të kërkesave”, u shpreh Fidel Ylli.
Ndërkohë thembra e Akilit te këto bisedime mbetet ligji i sponsorizimeve. Për momentin ka dy variante; ai i propozuar nga Liga dhe një i propozuar nga Ministria e Financave.
“Do të ketë një takim mes ministres së financave dhe kryeministrit të vendit për këëe çështje”, sqaron Edvin Lubohova .
Ndërkohë ditën e mërkurë do të ketë edhe takim mes presidentit të FSHF-së, Armand Duka dhe kryeministrit Edi Rama nga ku me gjasë do të gjendet një vijë e mesme dhe gjuha e përbashkët që topi i futbollit të fillojë të rrotullohet.
Top Channel