Nga Orban te Vedat Muriqi/ Super Liga turke duket si Serie A, 7 golashënuesit më të mirë kanë kaluar nga kampionati italian

22/09/2026 20:05

Kujtesa njerëzore në përgjithësi është e shkurtër, por ajo e tifozëve është akoma më e shkurtër. Nga ata që nuk jetojnë në Verona, janë të paktë ara që e kujtojnë Gift Orban që sezonin e kaluar pati një impakt të pranueshëm për fatin e skuadrës verdheblu(7 gola të shënuar pavarësisht sezonit katastrofik të skuadrës që u mbyll me rënien në Serie B).

Por tani Orban është shënuesi më i mirë në kampionatin turk. Luan te skuadra e Amedspor të Diyarbakir që këtë vit është ngjitur në elitën e futbollit turk dhe që në mënyrë surprizë  gjendet në krye të klasifikimit të Super Lig me 13 pikë, po aq sa edhe Galatasaray. Në ndeshjen e fundit shënoi një gol të mrekullueshëm kundër Besiktas të Dusan Vlahovic e fituar nga Amed 3-2. Tani tabela e Orban thotë; 6 ndeshje, 7 gola dhe 2 asist. Jo keq për një futbollist që nuk u ble përfundimisht nga Verona në muajt e verës pikërisht për shkak të rënies nga kategoria.

Prej vitesh në kampionatin turk mund të admirohen futbollistë(edhe të nivelit të lartë) që kanë pasur një të kaluar në Serie A dhe shpesh për ta ka rezultuar më avantazhuese transferimi atje. Në Turqi, presioni fiskal është më i ulët se në Itali, falë lehtësive të krijuara nga qeveria turke, pagat neto mund të arrijnë nivele që nuk janë parë, 7 shënuesit më të mirë të kampionatit turk janë lojtarë që kanë një të kaluar në futbollin italian. Bashkë me Orban në kuotën e 7 golave është Mohamed Salah, që përpara se të shkruante historinë me Liverpool ka luajtur me Romën dhe Fiorentinën. Salah shënoi një tregolësh për Trabzonsporin e Ernest Muçit në fitoren 4-0 ndaj Galatasaray duke lënë pas fillimin e komplikuar të sezonit.

Në kuotën e 6 golave janë 3 lojtarë që në Itali kanë pasur fate të ndryshme. Victor Osimhen ka lënë kujtime të bukura teksa ishte protagonist me Napolin në titullin e tretë në Serie A dhe tani është idhull i Galatasaray. Bashkë me të është dikush që në Itali ka marrë vetëm fërshëllima, Vedat Muriqi, ‘Pirati’ Dardan i Fenerbahçes, autori i vetëm 1 goli në 38 ndeshje me fanellën e Lazios(dy sezone). Vërtet një rast anomal. Ashtu sikurse edhe Eldor Shomurodov, ish lojtar i Genoas, Romas, Spezias dhe Cagliarit që te Istanbul Basaksehir ka gjetur habitatin e tij ideal.

Top Channel