Tottenhami ka zyrtarizuar blerjen e Sergio Reguilon nga Real Madridi. Klubi londinez dhe futbollisti spanjoll kanë nënshkruar kontratë 5-vjeçare. Nga ky transferim, kampionët e Spanjës mund të përfitojnë maksimumi 32 milionë stërlina (në varësi të bonuseve).
Reguilon, i cili do të mbajë numrin 3 në fanellë, udhëtoi për në Londër me një avion privat në pronësi të presidentit të Tottenham, Daniel Levy, së bashku me Gareth Bale, të premten në mëngjes.
Të dy lojtarët përfunduan me sukses vizitat mjekësore, e ka të ngjarë të plotësojnë kushtet që të shmangin karantinën në Mbretërinë e Bashkuar. Transferimi i Bale te Tottenhami ende nuk është zyrtarizuar.
Vetëm pak çaste më vonë klubi londinez zyrtarizoi edhe transferimin e Gareth Bale, por nga Real Madridi. Uellsiani kthehet në formë huazimi në Londër pas shtatë vitesh në Spanjë, ku fitoi gjithçka me Realin e ku krijoi edhe polemika, sidomos në dy sezonet e fundit.
Top Channel