Manchester City tronditet nga themelet. Klubi anglez është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat e ngritura ndaj tij për mosrespektim të Fair Play Financiar të Premier League. Lajmi bëhet i ditur nga The Athletic sipas të cilës nuk ka ende një komunikim zyrtar dhe si rrjedhojë ndëshkimet e mundshme nuk janë përcaktuar akoma.

Për momentin nuk përjashtohet asnjë opsion; nga rënia nga kategoria te një dënim i rëndë apo gjobë e madje edhe një përjashtim i mundshëm nga Premier League. Të gjitha mundësitë mbeten të hapura. Por sido që të jetë, pritet që Manchestet City të apelojë vendimin. Në këtë çast nuk ka një pozicion zyrtar nga ana e drejtuesve të  Citizens që gjithsesi duket se e kanë komentuar në mënyrë formale situatën pikërisht për The Athletic.

‘Procesi i Premier League është ende në zhvillim e sipër, me elementë domëthënës për t’u plotësuar dhe subjekt rezervimi rigoroz. Kështu që pozicioni i Manchester City mbetet koherent me deklaratën e lëshuar nga klubi në shkurt të 2023-ishte komenti i Citizens-klubi ka respektuar procesin për 8 vjet duke u nisur nga premisa se Këshilli Administrativ dhe drejtuesit e Premier League do të kishin vepruar si një rregullator i pavarur, i paanshëm dhe i barabartë dhe i çliruar nga çdo ndëshkim i njëanshëm’

Manchester City u akuzua pas një hetimi për thyerje të rregullave të kryera në periudhën 2009-2018 dhe çështja iu besua një komisioni të pavarur në mënyrë që të vlerësonte akuzat. Hetimet nisën pasi e përditshmja gjermane ‘Der Spiegel’, në nëntor të 2018 publikoi dokumenta financiare të rezervuara të Manchester City. Akuzat kryesore janë fryrja e disa marrëveshjeve të sponsorizimit, mosdhënie e informacioneve financiare të detajuara dhe detaje për pagesat e futbollistëve dhe trajnerevë si dhe për thyerje të normave të Fair Play Financiar të UEFA dhe rregullave të brendshme në lidhje me të ardhurat dhe qëndrueshmërinë me klubin që gjithnjë i ka mohuar akuzat.

Top Channel