Mancini e sheh gotën gjysmë plot: Keq në pjesën e parë, por në të dytën i vumë në vështirësi. Fërshëllimat? Të pranueshme…
Anglia do të përballet me Spanjën në ndeshjen e parë të Nations League dhe Tre Luanët nuk kanë kujtime të bukura nga përballja e fundit me La Roja, që ishte finalja e Euro 2024. Kapiteni i kombëtares angleze, Harry Kane vlerësoi në maksimum skuadrën kampione të botës por theksoi se skuadra e tij duhet të ruajë identitetin e saj.
‘Në Spanjë ka një kulturë loje me lojtarët që kanë mësuar një stil të përcaktuar mirë që kur kanë qenë fëmijë e deri tani që janë profesionistë-tha Kane-Në Angli nuk është kështu. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të luajmë nën presion apo të mbajmë zotërimin e topit; kemi shumë futbollistë që teknikisht janë të pabesueshëmn dhe kemi shumë pika të forta që ata nuk i kanë; fizikun, shpejtësinë dhe fuqinë. Mënyra si ushtrojmë presion dhe fitojmë duelet në një farë mënyre është një futboll i stilit të Premier League. Besoj se në momentin tonë më të mirë i kombinojmë këto gjëra. Nuk jemi një skuadër që luan si Spanja, por kemi pika të forta që do t’i tregojmë nesër. Duhet të ruajmë identitetin tonë’.
Kane më pas tregoi se çfarë mësimesh mund të marrë Anglia nga Spanja
‘Luajmë kundër ekipit më të mirë në botë në 3 vitet e fundit, por nuk jemi larg. Nëse fitojmë do të rrisim më shumë besimin për ndeshjet e Nations dhe për Evropianin-shtoi Kane-nëse dëshiron të fitosh turne të rëndësishëm duhet të luash ndeshje të tilla. Luajmë në ëembley, më pëlqejnë këto lloj ndeshjesh.
Padyshim që debatet për Topin e Artë do të shfaqeshin edhe në këto pragndeshje të Nations League dhe Kane bëri në një farë mënyre fushatën e tij.
‘Po kjo është mundësia ime më e mirë të fitoj Topin e Artë. Besoj se ka qenë viti im më i mirë si për trofetë e fituara kolektivisht dhe në paraqitjet individuale-tha Kane-do të ishte diçka e pabesueshme nëse do ta fitoja, do të ndihesha shumë krenar. Kam ndjesi të mira, por të shohim se çfarë do të ndodhë, duhet edhe një muaj për këtë. Ndërkohë unë do të përpiqem të ndihmoj skuadrën për të fituar ndaj Spanjës’
Një tjetër temë që u prek në konferencën për shtyp të Kane ishte edhe ajo e rinovimit me Bayernin e Mynihut
‘Bisedimet po shkojnë mirë. Po avancojnë në mënyrë korrekte dhe të dyja palët e kanë marrë me shumë qetësi-tha kapiteni i Tre Luanëve-e gjithë bota mund ta shohë që jam i kënaqur atje. Shpresoj të arrihet në një marrëveshje. Përsa i përket impaktit që kanë mentalisht te unë këto gjëra, thjesht vazhdoj përpara. Më pëlqen t’i jetoj sezonet ashtu siç vijnë. Gjatë grumbullimit jam më shumë i fokusuar të rri me Anglinë. Këto bisedime mund të presin. Në muajin e ardhshëm pak a shumë do të mund të ketë ndonjë vendim dhe unë besoj se do të jetë pozitiv’.-tha Harry Kane.
Top Channel