‘Gjërat nuk janë mirë, besoj se do të kthehet në shtëpi’/ Zidane e parandjeu, Federata Franceze konfirmon kthimin e Mbappe në Madrid
Rikthimi i Roberto Mancinit në pankinën e Italisë ishte një makth. Pas humnjes 0-2 në Olimpico ndaj Belgjikës, për t’u larguar më pas mes fërshëllimave.
Por trajneri i Të Kaltërve preferon të shohë gotën gjysmë plot.
‘Në pjesën e parë loja jonë ishte larg pritshmërive, Belgjika luajti më mirë se ne, por në pjesën e dytë, skuadra bëri shumë mirë deri te kundërsulmi i golit të dytë pas një gabimi tonë-tha Mancini-kishim 4-5 raste për të barazuar në 1-1, pra i vumë nën presion. A ishin të merituara fërshëllimat? Kur humbet janë të pranueshme’.
Mancini bëri edhe një analizë më të detajuar të asaj çfarë ndodhi në Olimpico
‘Kur Belgjika shënoi golin e 2-0, ndeshja mbaroi-tha Mancini-tani duhet punuar dhe kaq sepse na presin ndeshje të vështira si kjo. Duhet të kuptojmë gabimet e pjesës së parë dhe të shohim ku duhet të përmirësohemi. Duhet të nisemi nga 25 minutat e para të pjesës së dytë kur nuk vuajtëm në asnjë moment. Në ndeshjet e ardhshme duhet të tregohemi të aftë të mos humbasim shumë topa, të mos i sforcojmë situatat kur nuk ka hapësira’.
Top Channel