Izraeli, lojtari shënon dhe simulon gjuajte bilardoje me flamurin e këndit, arbitri e përjashton(VIDEO)
Kombëtarja vijon me përgatitjet për ndeshjen e nesërme, teksa dëmtimet dhe problemet fizike kanë shqetësuar vazhdimisht trajnerin Maran.
Pas disa largimeve dhe ardhjes së lojtarëve nga lista e pritjes, Asllani dhe Cake kanë shfaqur probleme dhe po mbajnë pezull planet e stafit teknik.
Burime pranë Kombëtares bëjnë me dije për Top Channel se Asllani nuk ka problem serioz dhe ka pasur vetëm nevojë për pushim.
Pas testeve ka rezultuar se mesfushori i Al Jazira ka vetëm një lodhje muskulare dhe gjatë grumbullimit është marrë me palestër dhe fizioterapi. Në dilemë mbetet aktivizimi në ndeshjen e nesërme me Bjellorusinë.
Sakaq, Cake e ka humbur mundësinë për tu aktivizuar në këto ndeshje të Ligës së Kombeve, por Maran ka zgjedhur të mos marrë lojtarë zëvendësues.
Sot në orën 15:00 trajneri Maran do të mbajë konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Bjellorusinë, teksa një orë më pas në stadiumin “Air Albania” do të mbahet stërvitja e fundit.
Top Channel