Ronaldo me zemër të artë, bllokoi pagën e tij për të shlyer detyrimet e klubit ndaj shokëve të tij të skuadrës

25/09/2026 13:47

Një prapaskenë e treguar nga ish mbrojtësi i Al Nassr, Álvaro González zbulon anën më njerëzore dhe altruiste të Cristiano Ronaldos jashtë fushave të lojës.

I ftuar në podcastin ‘Le Futbolin’, futbollisti spanjoll tregoi se me mbërritjen në Arabinë Saudite, ylli portugez u përball me një realitet ekonomik kompleks brenda klubit duke zbuluar se disa prej shokëve të tij të skuadrës nuk e merrnin pagën e tyre prej 6 muajsh.

‘Qeveria duhej t’i kishte paguar dhe ai tha se me pagën e tij të parë, ajo që do të bënte në fillim ishte shlyerja e detyrimeve ndaj futbollistëve: ‘përsa kohë këta persona nuk do të paguhen, nuk do të marr paratë e mia’’-tregon Gonzales.

Ishte kjo një lëvizje vendimtare që detyroi autoritetet që të shlyejnë të gjitha detyrimet e prapambetura ndaj futbollistëve më pak të paguar përpara se t’i jepnin këstin e parë të majmë Cristiano Ronaldos.

‘Sigurisht që ai ka shumë para, por nuk ishte i detyruar ta bënte këtë. E bëri sepse është Cristiano-tregon Gonzales-për më tepër çdo ditë sigurohej që askush të mos ndjente mungesë fiziaterapistësh apo strukturash, ai e bën gjithçka më të lehtë’.

Top Channel