Mancini e sheh gotën gjysmë plot: Keq në pjesën e parë, por në të dytën i vumë në vështirësi. Fërshëllimat? Të pranueshme…
‘Gjërat nuk po shkojnë mirë, besoj se do të kthehet në shtëpi. Ndjeu një dhimbje të fortë në gju kur goditi. Nuk është një shenjë e mirë’-kështu u shpreh trajneri i kombëtares franceze në lidhje me dëmtimin e pësuar nga Kylian Mbappe në ndeshjen me Turqinë e fituar me rezultatin 1-0. Një deklaratë kjo që gjeti konfirmimin nga ana e Federatës Franceze të Futbollit.
Kjo e fundit doli me një komunikatë për të dhënë përditësimet në lidhje me gjendjen e futbollistit.
‘Kylian Mbappe u dëmtua në gju teksa po shënonte golin e fitores dhe vuan një dëmtim të tendinës. Do të kthehet në Madrid për t’iu nënshtruar trajtimit-theksonte Federata Franceze e Futbollit.
Ndërkaq këtë të shtunë, futbollisti do të kryejë testet mjekësore për të mësuar shkallën e vërtetë të dëmtimit të futbollistit. Por ajo që shqetëson më shumë Los Blancos është fakti se dëmtimi i pësuar nga Mbappe është e te i njëjti gju me të cilin sulmuesi kishte probleme sezonin e kaluar.
Kjo është hera e dytë që një futbollist i kombëtares franceze që luan me Realin e Madridit pëson dëmtim në grumbullimin me Les Bleus. mëngjesin e të enjtes edhe Ibrahima Konate u kthye në kryeqytetin spanjoll për shkak të një ndrydhjeje të lehtë në gju.
Top Channel