Miqtë bëjnë ligjin në Europë, Belgjika “shuan” Italinë, fitore minimale për Francën e Ukrainën
Zinedine Zidane e ka nisur me fitore aventurën në stolin e Francës. Në debutimin e tij si trajner i “Les Bleus”, Franca mposhti Turqinë 0-1 në Kocaeli, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.
Heroi i mbrëmjes ishte Kylian Mbappé, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 54-t. Sulmuesi dhe kapiteni i Francës i dha kështu një start pozitiv epokës së re në drejtimin e Zidane.
Ndeshja në Turqi ishte e veçantë për Zidane, pasi shënoi debutimin e tij zyrtar si trajner i kombëtares franceze, pas përfundimit të epokës 14-vjeçare të Didier Deschamps. Zidane rikthehet në futbollin e kombëtareve pas një periudhe në të cilën drejtoi vetëm Real Madridin, ku fitoi tre Champions League.
Me Mbappén që realizoi në pjesën e dytë, Franca mori tri pikët dhe Zidane e feston debutimin me një 0-1 në transfertën e vështirë turke.
Top Channel