Në një nga vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit, po mendojnë të rikthejnë eventet masive në ndeshjet e futbollit. Italia është një nga shtetet që numëronte deri pak javë më parë qindra viktima në ditë nga Covid, por përgjigjet optimiste nga zhvillimi i serisë A dhe kurba në rënie e të infektuarve, sollën ndryshime në politika.
Klubet elitare të futbollit italian të mbledhur në Asamble, kërkuan hapjen sa më shpejt të stadiumeve për publikun. Sigurisht kjo do të bëhet me një kapacitet të reduktuar dhe numri do të variojë nga impianti në impiant, por në Serinë A presin që këtë verë të rinisin futbollin duke respektuar protokollin mjekësor dhe kushtet e sigurisë.
Sinjale pozitive erdhën edhe nga Franca me zhvillimin e një miqësoreje të paris Sën Zhermen me tifozë, madje qindra prej tyre nuk kishin as maska. Tani Në Serina A kanë stiluar një protokoll për të gjithë skuadrtat, madje duan tifozë në stadiume në ndeshjet e këtij sezoni, për ti rikthyer futbollit, pjesën më të bukur.
Top Channel