Është mbledhur Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ku në seancën e parë dëgjimore ishin të pranishëm gjyqtari i ndeshjes Bylis-Tirana, Kuxhin Xhaja, i cili u pyet rreth asaj që ai ka vënë re në atë ndeshje.
Veç tij u paraqit presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, lojtari që humbi penalltinë, Jurgen Goxhaj, kapiteni Valentino Murataj dhe trajneri Dovedan. Pas seancës dëgjimore, presidenti i skuadrës së Ballshit u shpreh i hapur për çdo lloj hetimi duke mohuar akuzat se skuadra e tij mund të ketë qenë pjesë e basteve apo tolerimeve.
Ndërkohë përfaqësuesit e klubit nuk u paraqitën për shkak të një problemi në komunikim mes FSHF-së dhe klubit bardheblu.
Ndërkohë në Komisionin e Etikës në këtë ditë të parë u paraqit edhe administratori i Vllaznisë, Suad Lici, i cili sqaroi disa akuza që kishte bërë publikisht në media.
Top Channel