Nuk ndodhte prej 44 vitesh, finalja për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë futet në historinë e Botërorëve
Vërshuan fishkëllimat për Thomas Tuchel në Miami Stadium të Floridas përpara ndeshjes mes Francës dhe Anglisë, finalja e vogël e botërorit për vendin e tretë.
Kur spikeri i stadiumit përmendi emrin e teknikut gjerman, tifozët anglezë reaguan duke e shfaqur qartë pakënaqësinë e tyre; shumë fishkëllima iu drejtuan ish trajnerit të Chelsea të cilit nuk i falet humbja në gjysmëfinale ndaj Argjentinës.
Në fakt në atë ndeshje pas golit të shënuar nga Gordon, Anglia u pa tepër pasive dhe i dha hapësirë Argjentinës të përmbyste avantazhin e Tre Luanëve me gola të Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez.
Ndërkaq, Tuchel u shfaq në pankinë në këtë përballje me Francën me një fanellë të Anglisë, një fanellë e bardhë që kishte stemën e Tre Luanëve në kraharor. Për disa bëhet fjalë për një provokim pas kritikave të shumta të marra në Angli. Një interpretim ky që ndoshta është bërë me keqdashësi, por që nënvizon edhe njëherë armiqësinë e anglëzeve me trajnerin e Tre Luanëve.
Top Channel