Nuk ndodhte prej 44 vitesh, finalja për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë futet në historinë e Botërorëve
Pas 14 vitesh në krye të kombëtares franceze, Didier Deschamps i jep lamtumirën detyrës së tij, duke shënuar mbylljen e një kapitulli historik
Presidenti Emmanuel Macron ka përcjellë një mesazh zyrtar mirënjohjeje, duke vlerësuar “gjeneratën Deschamps” për fitoret legjendare dhe emocionet e fuqishme që dhuruan për Francën. Në mesazhin e tij, Macron e falënderoi trajnerin për trashëgiminë e pasur që lë pas, duke theksuar se ai e bëri të gjithë vendin të dridhej nga krenaria dhe pasioni për futbollin për më shumë se një dekadë.
“Një faqe e historisë së futbollit francez mbyllet sonte. Faleminderit, Didier Deschamps, për fitoret legjendare, për emocionet intensive, për mbajtjen e ‘Bleus’-ve tanë për vite me radhë dhe për ta bërë Francën të dridhet. 14 vite: gjenerata Deschamps.” – Emmanuel Macron 🇫🇷⚽️
#Deschamps #Macron #LesBleus #EquipeDeFrance

Top Channel